Demantojnë Shabani dhe Bajrami: Nuk keqpërdoren paratë e banorëve të Vrapçishtit, gjithçka është në kuadër të ligjit (DOKUMENTE)





Isen Shabani, kryetari aktual i Vrapçishtit dhe Blerim Bajrami kanë hedhur poshtë si të pavërteta informacionet se gjoja po keqpërdoren mjetet e kësaj pune në kohë zgjedhjesh.

Shabani thotë se angazhimi i Bajramit është si angazhim zyrtar i nëpunësit administrativ në procesin e buxhetit për vitin 2026, në kuadër të Komunës.

POSTIMI I PLOTË:

“SHUMË TË VEGJËL JENI PËR TË MARRË VËMENDJEN TIME.
Një tjetër gënjeshtër e vogël është hedhur sot në qarkullim, për të kërkuar vëmendje aty ku s’ka as thelb e as dinjitet.
E vërteta është e qartë: bëhet fjalë për angazhimin zyrtar të nëpunësit administrativ në procesin e buxhetit për vitin 2026, në kuadër të Komunës.
Për hir të transparencës dhe respektit ndaj qytetarëve tanë, u dha ky sqarim.
Sa për ata që ushqehen me shpifje dhe thashetheme, janë tepër të vegjël për të marrë vëmendjen tonë.
Ne vazhdojmë punën me përkushtim, nderë dhe transparencë”, tha Shabani.
Këto deklarata vijnë pasi Mehmet Seferi, kandidati i VLEN-it, akuzoi që të dy për keqmenaxhim të buxhetit të Komunës së Vrapçishtit.