Funksionarë të VLEN-it vizitojnë Preshevën, mbështetje për “Koalicionin shqiptar”





Një delegacion i përbërë nga funksionarë të VLEN-it ka qëndruar në Preshevë, ku është takuar me përfaqësues të “Koalicionit shqiptar”, në ditën e zgjedhjeve parlamentare në Serbi.

Vizita vjen pas thirrjes së VLEN-it, disa ditë më parë, drejtuar shqiptarëve të Luginës së Preshevës për të votuar listën e përbashkët shqiptare, me numrin 17 në fletëvotim.

VLEN ka mbështetur bashkimin e subjekteve politike shqiptare në një listë të vetme, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm për përfaqësimin politik të shqiptarëve në Luginë./Zyrtare/

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo