Sotir Lukrovski, kandidati i VMRO-DPMNE-së për kryetar të komunës së Karposhit, publikoi një fotografi me dr. Maja Mojsova.
“Në tërësi i hedhim poshtë spekulimet se fotografia e Maja Mojsovës me kandidatin e VMRO-DPMNE-së, Sotir Lukrovski, paraqet çfarëdo mbështetje nga LSDM për Lukrovskin,” thuhet nga partia.
LSDM absolutisht nuk e mbështet kandidatin e Hristijan Mickoskit dhe të VMRO-DPMNE-së, kundër të cilit partia u përball në raundin e parë.
LSDM do të kërkojë shpjegim nga Maja Mojsova lidhur me fotografinë.
 
			 
				