Prilepi dhe një pjesë e Manastirit dhe Kavadarit mbesin pa rrymë shkak i defektit tek linja e tensionit të lartë
Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) njofton se për shkak të një defekti në linjën e tensionit të lartë 110 KV, aktualisht pa energji elektrike ka mbetur i gjithë qyteti i Prilepit, zona e fshatrave që gravitojnë drejt Manastirit, si dhe një pjesë e fshatrave në Komunën e Kavadarit.
Ekipet e EVN-së ndodhen në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit.
 
			 
				