Bilall Kasami mbështet Mendi Qyrën në Strugë, e ska guxim ta mbështesë Haqim Ramadanin në Bërvenicë





Lideri i BESËS Bilall Kasami sot ka vizituar komunën e Strugës për t’i dhënë mbështetje kandidatit të pavarur Mendi Qyrës, por Bilalli sëbashku me liderët tjerët të VLEN-it nuk kanë guxim dhe kanë frikë t’i japin mbështetjte kandidatit të tyre Haqim Ramadanit në Bërvenicë.

Në një intervistë të dhënë mbrëmë, Bilall Kasami u shpreh hapur se nuk do ta mbështesë kandidatin e VLEN-it Haqim Ramadanit në Bervenicë.

Kandidati i VLEN-it Haqim Ramadani në Bërvenicë më 2 nëntor do të përballet me kandidatin e VMRO-DPMNE-së Jovica Ilievski Ivica.

Ky qëndrim i liderëve të VLEN-it, të cilët e kanë lënë të vetëm kandidatin e tyre Haqim Ramadinin, ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik.

Sipas reagimeve të qytetarëve, ata vlerësojnë se udhëheqësit e VLEN-it nuk po tregojnë forcë as për të mbrojtur kandidatin e tyre dhe e kanë lënë të vetëm, e si rrjedhojë shtrohet pyetja se si do të jenë në gjendje të mbrojnë interesat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut./TS