Basel ka shënuar fitoren e radhës në Superligën e Zvicrës.
Shaqiri me shokë triumfuan pastër 2:0 në shtëpi ndaj Zurich, në kuadër të javës së 11-të në elitën e futbollit zviceran.
E Shaqiri kontribuoi me dy asiste në dy golat e shënuar të Baselit.
Fillimisht, “Shaqa” asistoi për Traore në minutën e 13-të, e më pas edhe për Salah në të 50-tën.