PSG ndalet nga Lorient





Paris Saint-Germain nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj Lorient në Ligue 1.

Kampioni në fuqi i Francës dhe i Europës barazoi 1:1 në udhëtim, në kuadër të javës së 10-të në elitën e futbollit francez.

Nuno Mendes kaloi mysafirët në epërsi në mintuën e 49-të, kurse barazimi erdhi vetëm dy minuta më vonë.

Më pas, ndeshja nuk prodhoi gola, përkundër insistimit të parisienëve, shkruan Gazeta Express.

Me këtë barazim, PSG mbetet lider me 21 pikë, por tani Lyoni ka mundësinë që të barazohet në rast fitoreje sonte.

Në anën tjetër, Lorient shkon në nëntë pikë në vendin e 16-të.