Në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale që do të mbahen të dielën, kandidati për kryetar komune, Haqim Ramadani, është parë duke bërë një vizitë te varri i gjyshit të tij, ku ka zhvilluar një lutje të shkurtër në heshtje informon Tetovasot.
Ky gjest vjen pas vendimit të liderit të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, për të mos e mbështetur në raundin e dytë, duke e lënë Ramadanin pa përkrahjen e partisë së tij.
Në një reagim të shkurtër pas vizitës, Ramadani ka theksuar se do të vazhdojë të qëndrojë besnik ndaj vlerave familjare dhe parimeve që i ka trashëguar nga të parët e tij.
“Ashtu siç më mësuat ju, Baba dhe Babagjysh, vazhdoj ta ruaj me përkushtim nderin, moralin dhe dinjitetin, sepse ato vlejnë më shumë se çdo post publik”, – ka shkruar ai.
Vizita e tij tek varri i gjyshit është parë nga shumë qytetarë si një mesazh shpirtëror në vigjilje të një gare të vështirë zgjedhore, ku Ramadani kërkon ta fitojë komunën pavarësisht se është braktisur nga një pjesë e strukturave të veta politike.TS