Prof.Dr Zeqirja Rexhepi: Në qoftë se fiton Bilall Kasami, nuk mund të priten ndryshime, pos llumit dhe kaosit ku është zhytur qyteti





Prof. Dr. Zeqirja Rexhepi ka bërë thirrje publike drejtuar qytetarëve të Tetovës, në prag të rundit të dytë të zgjedhjeve lokale për kryetar komune. Ai nënvizon rëndësinë e një zgjedhjeje të ndërgjegjshme, duke theksuar dallimet mes dy kandidatëve: Bilall Kasamit dhe Bajram Rexhepit.

“Nëse fiton Bilall Kasami, nuk mund të presim ndryshime, përveç llumit dhe kaosit që tashmë e kemi parë në katër vitet e shkuara,” tha Rexhepi. Ai shtoi se një fitore e Bajram Rexhepit mund të sjellë një qytet më të pastër, me rend dhe rregull, siç i përshtatet një qyteti universitar.

Rexhepi apelon për ngritjen e vetëdijes qytetare, duke theksuar se vetëm vendosja e rendit dhe rregullit në Tetovë mund të jetë një mësim i fuqishëm për të gjitha kandidaturat e ardhshme.

“Pa rend dhe rregull në qytetin tonë – Tetovën tonë të dashur, nuk mund të shpresojnë në votat e Tetovarëve,” përfundon ai.

Me këtë mesazh, Prof. Dr. Zeqirja Rexhepi inkurajon qytetarët që të bëjnë një zgjedhje të informuar dhe të ndërgjegjshme në rundin e dytë të zgjedhjeve.