Është e rëndësishme të flasim për cilësinë e arsimit tonë të lartë, por edhe të ndërmarrim
veprime konkrete për përmirësimin e tij të vazhdueshëm, harmonizimin me standardet
evropiane dhe përafrimin me nevojat reale të tregut të punës dhe të shoqërisë në tërësi,
theksoi ministrja Vesna Janevska në fjalimin e saj në Forumin e Parë Vjetor për Cilësinë në
Arsimin e Lartë, organizuar nga Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.
Në kohë sfidash ekonomike, teknologjike dhe shoqërore, nevojiten universitete që, krahas
dijes dhe aftësive, i përgatisin studentët për të punuar në kushte të konkurrencës globale dhe
ndryshimeve të shpeshta. Janevska potencoi se kjo Qeveri është e vetëdijshme për
domosdoshmërinë e reformimit të nivelit më të lartë të arsimit dhe për këtë arsye po ndërmerr
masa dhe aktivitete konkrete të drejtuara drejt ndryshimeve sistematike.
„Po punojmë në mënyrë aktive në përgatitjen e zgjidhjeve të reja ligjore për arsimin e lartë
dhe për veprimtarinë kërkimore- shkencor. Ligjet, më vete, nuk mund ta çojnë universitetin
më lart në Listën e Shangait, por nëse bashkësia akademike përfshihet së pari në miratimin e
tyre dhe më pas i respekton, do të jemi në gjendje të ndërtojmë arsim të lartë me cilësi më të
lartë“, theksoi ministrja Janevska.
Në fjalimin e saj, Janevska theksoi hapat konkretë që po i ndërmerr Ministria e Arsimit dhe
Shkencës për përmirësimin e produktivitetit shkencor dhe integrimin e komunitetit akademik
maqedonas në hapësirën kërkimore globale.
Bazat e të dhënave shkencore Web of Science dhe Scopus janë në dispozicion falas për
profesorët, shkencëtarët dhe studentët në universitetet publike këtë vit. Buxheti për shkencën
është rritur nga 380 në 680 milionë denarë dhe këtë vit, për herë të parë në shumë vite, u
dhanë 374 milionë denarë përmes tre thirrjeve për projekte shkencore dhe kërkimore në
institucionet publike të arsimit të lartë dhe shkencore, ASHAM dhe komunitetin e biznesit.
Stafi akademik është shumë i respektuar, ndërsa pagat e profesorëve universitarë janë rritur
me 14% që nga janari.
Zgjerimi i hapësirës akademike solli sasi, por jo cilësi. Realizuam kontrolle serioze në
institucionet e arsimit të lartë dhe shkencore, dhe rezultati është: 14 institute shkencore
private dhe 1 fakultet privat u mbyllën, për shkak të parregullsive në punën e tyre dhe
mosveprimit ndaj vërejtjeve të bëra nga Inspektorati i Arsimit dhe MASH-i.
Kjo nuk është fushatë, por do të jetë aktivitet i vazhdueshëm,” sqaroi ministrja Janevska,
duke shtuar se do të pasojë reforma e Agjencisë për Cilësinë e Arsimit të Lartë, si dhe krijimi
i parkut të parë shtetëror shkencor-teknologjik në Maqedoni.
Ne po punojmë, por Qeveria dhe Ministria nuk mund vetëm të ndërtojnë sistem arsimor që të
jetë cilësor, i njohur dhe i dëshiruar. Nevojitet vendosmëri dhe inovacion që do ta tregojnë
universitetet, ndërsa ne do të jemi mbështetës dhe partner i fuqishëm,” tha Janevska, duke
bërë thirrje ndaj të gjithë universiteteve që të përshpejtojnë reformat, duke filluar me
modernizimin e programeve studimore, lidhjen me universitete të tjera, zhvillimin e
programeve të përbashkëta dhe diplomave të dyfishta, me qëllim që studentët të fitojnë
perspektiva globale.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Kërcënoi bashkëshorten në market dhe te shtëpia e prindërve të saj, arrestohet tetovari
- Pa patentë dhe me BMW, 39-vjeçari përfshihet në aksident dhe arrestohet
- Dhunë ndaj një familjeje në Gostivar, sulmohet edhe një e mitur
- Komiteti drejtues sot do të vendosë për rikthimin në funksion të ujësjellësit të Gostivarit
- Kujdes! Bubullima, erëra të forta dhe reshje intensive pritet të përfshijnë vendin
- Ekipet e Komunës së Çairit pa ndërprerje në terren pas stuhisë
- Eurodeputeti Fragkos: Shkupi është “shtet pa bazament historik, i ndërtuar në tokë të huaj”
- Konform rezultateve nga analizat e mostrave të kryera nga Instituti i Shëndetit Publik, uji në Gostivar aktualisht është i papërshtatshëm për pije dhe për përdorim teknik. Qytetarëve u bëhet thirrje që të ndjekin në mënyrë strikte rekomandimet e institucioneve kompetente dhe të mos përdorin ujë nga rrjeti i ujësjellësit deri në njoftim të mëtejshëm. Ky është informacion që u diskutua, ndër të tjera, në seancën e sotme të mbajtur në Qendrën për Menaxhim me Kriza, në të cilën u mbajt një seancë e Shtabit të Përgjithshëm, e kryesuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. Në seancë u shqyrtuan edhe informacione të tjera që lidhen me situatën e furnizimit me ujë në Komunën e Gostivarit, gjatë së cilës u miratuan disa përfundime dhe masa për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve. Shtabi i përgjithshëm i ngarkoi Komunës së Gostivarit që urgjentisht të propozojë vende dhe persona kontakti për vendosjen e pikave për furnizimin me ujë teknik të objekteve jetësore. Njëkohësisht, u theksua se Instituti i Shëndetit Publik, NP “Ujësjellës” – Shkup dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë do të vazhdojnë me teste të intensifikuara në terren të cilësisë së ujit, dhe rezultatet do t’i dorëzohen rregullisht Shtabit të Përgjithshëm në Qendrën për Menaxhim me Kriza.
- “Vdiq gjatë seksit”, polici e çon gruan police të vdekur në spital – mjekët zbulojnë diçka tjetër
- Saranda Imeri Stafai: Për skandalin me ujin në Gostivar dikush duhet të mbajë përgjegjësi