NPK Sharri- Tetovë: Brenda një ore rikthehet furnizimi me ujë, por uji mbetet i turbullt dhe i papërshtatshëm për pije për shkak të reshjeve në Kodrën e Diellit

Njoftim i rëndësishëm nga NPK Sharri

Të nderuar qytetarë të Tetovës,

Ju njoftojmë se brenda një ore do të fillojë lëshimi i ujit në rrjetin e furnizimit në gjithë qytetin.
Megjithatë, për shkak të reshjeve të dendura që vazhdojnë edhe sonte në rajonin e Kodrës së Diellit, ka ndodhur turbullim i ujit në burimet e Sharrit, dhe uji vazhdon të jetë i turbullt dhe i papërshtatshëm për pije.

Qytetarët luten që ujin ta përdorin vetëm për nevoja elementare (si higjienë dhe pastrim), derisa të përfundojnë analizat e reja laboratorike.

Analizat e radhës do të kryhen nesër, pas së cilës qytetarët do të informohen menjëherë për rezultatet dhe cilësinë e ujit.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.

Me respekt,

N.P. PËR UJË DHE KANALIZIM – SHARRI Tetovë