Tentoi ta vriste gjyshin me thikë, prangoset 35-vjeçari i arratisur

Është arrestuar një 35-vjeçar në Kapshticë, i cili po kërkohej për tentim-vrasje të gjyshit të tij.

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë kapën të dyshuarin, i cili më 4 tetor tentoi ta vrasë me thikë familjarin e tij, transmeton Klankosova.tv.

“Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve të Rënda ndaj Personit ekzekutuan urdhrin e ndalimit që ka nxjerrë Prokuroria e Korçës për shtetasin V. Sh., 35 vjeç, banues në Bilisht, për veprat penale “Vrasja për shkak të mardhënieve familjare” mbetur në tetativë dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Ky shtetas dyshohet se më datë 04.10.2025, ka goditur disa herë me thikë, gjyshin e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.