Provokon deputeti i VMRO-së: Çashka është zemra e Maqedonisë dhe duhet të mbetet gjithmonë maqedonase
Deputeti i VMRO-DPMNE-së nga Velesi dhe kryetar i Degës së partisë në këtë qytet, Igor Zdravkovski, ka dy ditë që provokon në rrjetet sociale pas zhvillimeve të fundit politike në Komunën e Çashkës, konkretisht pas fitores së kandidatit shqiptar në këtë komunë, duke e cilësuar këtë komunë si simbol të identitetit kombëtar maqedonas.
Në postimin e tij, Zdravkovski shkruan: “Çashka është zemra e Maqedonisë, dhe ajo zemër do të vazhdojë të rrahë në ritmin 7/8 me maqedonas të vërtetë që këndojnë, qajnë dhe gëzohen në maqedonisht. Çashka është zemra e Maqedonisë. Çashka është maqedonase dhe duhet të mbetet e tillë”.
Mesazhi i Zdravkovskit vjen në prag të vendimit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, i cili sot duhet të vendos për pesë ankesat e VMRO-së dhe LSDM-së që kontestojnë fitoren e Suat Shaqirit nga AKI në Çashkë. (koha.mk)