Mickoski: Nënshkruam memorandum me ”Burstok”, do të investojë 150 milionë euro në industrinë ushtarake në RMV
Kryeministri Hristijan Mickoski, i cili e udhëheq delegacionin qeveritar në Londër në Samitin për Ballkanin Perëndimor – Procesi i Berlinit, pasdite informoi se ka nënshkruar Memorandum për mirëkuptim me kompaninë amerikano-britanike “Burstok”, e cila do të investojë në industrinë ushtarake në Maqedoni të Veriut.
“Sot nënshkruam memorandum për mirëkuptim me kompaninë amerikano-britanike ‘Burstok’, e cila do të investojë në industrinë ushtarake në Maqedoni deri 150 milionë dollarë, do të kemi 1.000 vende të reja të punës, të paguara mirë dhe ky është vetëm fillimi”, publikoi Mickoski në Fejsbuk.