Trump: Nuk dua një takim të kotë me Putinin

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se nuk dëshiron të zhvillojë një takim të kotë me homologun rus, Vladimir Putin.

Lideri amerikan ka deklaruar se ende nuk ka marrë ndonjë vendim për një takim të mundshëm me Putinin, i cili raportohej se do të mbahej në kryeqytetin hungarez, Budapest.

“Unë nuk dua të kem një takim të kotë”, tha 79-vjeçari, duke nënvizuar nevojën për qëllim dhe rezultat konkret në çdo bisedë me Kremlinin.

Në një tjetër koment lidhur me marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare, Trump u shpreh se India nuk do të blejë “shumë” naftë nga Rusia dhe se indianët po i reduktojnë ndjeshëm importet nga Moska.

Këto deklarata vijnë në një kohë kur raportohej se janë pezulluar përpjekjet për një takim të ri mes dyshes pas atij në Alaska.

Ndryshe, Trump ditë më parë është takuar në Shtëpinë e Bardhë me homologun ukrainas, Volodymyr Zelenksyn.