Shkrepet arma në Kaçanik, gjenden 6 gëzhoja në vendngjarje

Të shtëna armësh janë raportuar në fshatin Dubravë të Kaçanikut.

Në raportin 24-orësh, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur dje, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur gjashtë gëzhoja të armës, transmeton Klankosova.tv.

“Lidhur me rastin nuk ka të lënduar, rasti nën hetime”.