Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë.
Ajo u prit nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, transmeton Klankosova.tv.
Sipas agjendës së Von Der Leyen, ajo do të takohet edhe me kryeministrin Edi Rama dhe në fokus të bisedimeve pritet të jetë procesi i anëtarësimit të rajonit në Bashkimin Evropian, por edhe plani i rritjes prej 6 miliardë euro.
Gjatë turit të saj në vendet e Ballkanit, Von der Leyen do të qëndrojë edhe në Kosovë.