Limaj: Kur kandidatët ta shpallin fitoren, shpresoj që të kenë fituar edhe qytetarët (VIDEO)

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është nisur drejt kutive të votimit në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë.

Ai është parë duke pritur në radhë për të përmbushur obligimin e tij qytetar, njofton Klankosova.tv. Pasi i erdhi radha, Limaj hodhi votën e tij dhe më pas u deklarua për media.

Limaj tha: “Gjithë qytetarët e komunave të Kosovës kanë një shans për të vlerësuar punën dhe angazhimin e atyre që kanë qenë dhe për të përmirësuar jetën. Dua sonte që kur kandidatët fitues të shpallin fitoren, shpresoj që në atë fitore kanë fituar edhe qytetarët”.