Tre persona rrëmbejnë një burrë në Gjilan – njëri prangoset

Një burrë dyshohet se është rrëmbyer nga tre të dyshuar në Gjilan.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuar kishin marrë viktimën dhe e kishin dërguar në një vilë, nga ku i njëjti kishte arritur të largohej, transmeton Klankosova.tv.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Më 10.10.2025 është arrestuari i dyshuari mashkull kosovar, i cili dyshohet se me dy persona tjerë e kishte marrë viktimën mashkull kosovar dhe e kishte dërguar në një vilë prej ku viktima kishte arritur të largohej. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.