Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë në Prishtinë një 28-vjeçar të dyshuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”.
Ai ishte në kërkim që nga 23 prilli i këtij viti, kur dyshohet se ishte përfshirë në një ngjarje me armë në rrugën “Rexhep Krasniqi”.
Sipas Policisë, arrestimi i personit me inicialet V.S është bërë nga njësitë e stacionit “Veriu”, pas veprimeve operativo-hetimore të zhvilluara në kuadër të rastit.
“Përderisa ndaj të dyshuarit policia vijon hetimin në drejtim të veprës penale Vrasja në tentativë, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, të njëjtin e ka dërguar në mbajtje prej 48 orësh”, thuhet në postimin e Policisë në Facebook.