Ekzekutimi i gjyqtarit: Detektori dha sinjal, por u neglizhua

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi pasditen e së hënës në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja, dhe u plagosën dy persona të tjerë.

Klan News raporton se detektori ka dhënë sinjal, por i njëjti ishte neglizhuar.

Neglizhenca ka ndodhur, pasi detektori jep sinjal për çdo send metalik.

Pra, autori i krimit, Elvis Shkambi, 30-vjeçar kaloi në detektor, edhe pse mbante me vete pistoletë.

Pikërisht këtë armë, ai e përdori për të ekzekutuar gjyqtarin Kalaja. Autori ishte palë humbëse në një gjyq për pronën, transmeton Klankosova.tv.