20 të vrarë nga bombardimet në Gaza pavarësisht thirrjes së Trump që Izraeli të ndalojë menjëherë sulmet
20 persona janë vrarë në sulmet izraelite në Gaza gjatë 12 orëve të fundit, sipas informacioneve nga spitalet e Gazës, pavarësisht thirrjes së Presidentit të SHBA-së Donald Trump ndaj Izraelit që të ndalojë menjëherë bombardimet.
Spitalet raportuan sot se midis orës 12:00 të mëngjesit dhe 12:45 të mesditës sipas orës lokale, 11 trupa u regjistruan në Spitalin Baptist Al-Ahli në qytetin e Gazës. Trupa u regjistruan gjithashtu në Spitalin Al-Shifa, Spitalin Al-Awda dhe Spitalin Nasser, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.
Izraeli vazhdoi fushatën e tij ushtarake gjatë natës deri të shtunën, pavarësisht se Hamasi dhe Izraeli shprehën gatishmëri për të ndjekur fazën e parë të propozimit të Trump.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit dhe zyra e Kryeministrit Izraelit deklaruan sot se po përgatiteshin për fazën e parë të propozimit të Trump, e cila përfshin lirimin e pengjeve që mbahen ende nga Hamasi në Gaza.
Megjithatë, asnjëra deklaratë nuk përmendi ndalimin e planeve për të pushtuar Qytetin e Gazës, apo kërkesën e Trump që Izraeli “të ndalojë menjëherë bombardimet e Gazës”.