Donacioni serb prej 800 mijë eurove vazhdon të lulëzojë në Tetovë, Kasami dhe Mickovski inspektojnë punimet (FOTO -VIDEO)

Donacioni prej 800 mijë eurove nga kompania serbe “Unipromet” me pronar Ratko Popoviq po vazhdon të realizohet me ritëm të shpejtë në Gjimnazin “Kiril Pejçinoviç” në Tetovë.

Sot kryeministri Hristjan Mickovski bashkë me krytarin Kasami isnpektuan punimet tek gjimnazi i Tetovës.

“Sot, së bashku me kryetarin e komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ishim për vizitë te aktivitetet për rindërtimin e shkollës “Kirili Pejçinoviq”, si dhe në disa aktivitete ndërtimore për projekte në lagjen Ajduçko Maalo në Tetovë. Të punojmë për përparimin e Tetovës, për lagjen tënde, për të ardhmen tonë” ka shkruar kryeministri Mickovski në profilin e tij në Facebook.

Por kush është Unipromet?

Unipromet është një kompani e themeluar në dhjetor të vitit 2023, me pronar Ratko Popoviq.
Në vitin 2024 ka pasur të hyra prej 2 milionë eurosh dhe fitim vetëm 50 mijë euro.

Në vitin 2025, kjo kompani i jep donacion 800 mijë euro Bilall Kasamit?

A është e mundur që një kompani që ka fitim vetëm 50 mijë euro në vitin 2024, të japë një donacion prej 800 mijë eurosh?

A fshihen marrëveshje të dyshimta mes kompanisë serbe dhe Bilall Kasamit?
You sent
A mund të jetë ky donacion një marrëveshje për ndërtimin dhe lejen e Kishës në Tetovë?

Pse kompania serbe zgjodhi pikërisht Tetovën për të dhënë këtë donacion? A ka kërkuar diçka në këmbim të tij?

Lidhur me këtë çështje, portali TS ka pyetur Bilall Kasamin, por ai nuk mundej të përgjigje sepse kryeministri Mickovski nuk e la të flas.

Nga ana tjetër nuk është hera e parë që në emër të donacioneve, Kasami bën tregti, për të shitur apo ndërtuar më pas. Së fundmi, ai ka shitur parkingun e Tetovës në emër të një donacioni./TS/

Donacioni serb prej 800 mijë eurove vazhdon të lulëzojë në Tetovë, Kasami dhe Mickovski inspektojnë punimet (FOTO -VIDEO)