Mirënjohje për Liderin e Kauzës Shqiptare – Ali Ahmetin

Kryetari i Unionit të shqiptarëve të Kroacisë, Gjenerali i nderuar, Esad Çollaku në emër të Shoqatsë së Shqiptarëve Mbrojtës të Kroacisë në Luftën Atdhetare, i ndau z. Ali Ahmeti një mirënjohje të veçantë për kontributin e tij të çmuar në mbrojtjen dhe avancimin e çështjes kombëtare shqiptare.

Ky vlerësim është dëshmi e lidhjeve të përhershme të shqiptarëve kudo që ndodhen, të gjakut të derdhur për liri dhe të qëndresës së pathyeshme për dinjitet kombëtar.

BDI shpreh mirënjohje të thellë për luftëtarët shqiptarë në Kroaci, për sakrificat dhe heroizmin e tyre, duke kujtuar me respekt të përjetshëm emrat e pavdekshëm të Fehmi e Xhevë Lladrovcit, Bekim Berishës – Abeja dhe shumë të tjerëve, që mbetën të gdhendur në kujtesën e kombit.

Kjo mirënjohje nuk është vetëm për Ali Ahmetin, por për të gjithë shqiptarët që dhanë jetën, gjakun dhe mundin për liri, barazi dhe dinjitet.

Mirënjohje për Liderin e Kauzës Shqiptare – Ali Ahmetin