Zbardhet vrasja me thikë e 40-vjeçarit në Babrru, autori arrestohet në Durrës

Policia e Tiranës ka zbardhur vrasjen e 40-vjeçarit Hajdar Ismajlgeci, i cili u gjet i vdekur pasi ishte goditur me thikë mbrëmjen e së enjtes pranë shkollës “Azem Hajdari” në Babrru.

Dyshohet se autori dhe viktima kanë qenë së bashku në një lokal ku pasi kanë dalë jashtë janë zënë për motive banale ku më pas autori e ka qëlluar me thikë Ismajlgecin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

I arrestuari është 38-vjeçari Arlind Demushi me origjinë nga Tropoja i cili është identifikuar pas pamjeve të kamerave të sigurisë në zonë ndërsa është arritur që të kapet në qytetin e Durrësit.