Verilindja mbulohet nga bora, ulja e temperaturave sjell dimër të parakohshëm

Temperaturat kanë pësuar një rënie të ndjeshme në zonat verilindore të vendit, të cilat janë përfshirë nga reshje shiu dhe bore.

Në lartësitë mbi 1000 metra mbi nivelin e detit, reshjet kanë qenë kryesisht në formë bore.

Njësitë administrative të thella si Shishtaveci, Zapoti, Topojani, Gryk-Qaji, Arreni dhe Kalisi janë zbardhur nga bora, duke sjellë një pamje të vërtetë dimërore. Deri në këto momente nuk janë raportuar probleme në qarkullim apo furnizim.

Megjithatë, drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes, për shkak të lagështisë dhe mundësisë së akullit në rrugë.