Dika: Z. Mendi Qyra, mbaje premtimin, pagoi paratë

Shkruan Artan Dika

Shoh se pas postimit të ditës së ejte më paska hequr nga FB pronari i kompanisë me të cilin në vitin 2021 kam nënshkruar kontratë për blerjen e dy banesave në lagjen Taftalixhe në Shkup, të cilat nuk u ndërtuan kurrë.
Megjthë premtimin se do ta paguajë kompensimin e dëmit financiar si pasojë e mashtrimit, deri tani ai nuk e ka bërë këtë.
Ngjarja e mashtrimit lidhur me dokumentacionin e banesave ka vazhduar me premtimin se do ta kompensojë dëmin e shkaktuar, por pa e bërë atë, me qëllimin e vetëm zvarritjen pafund të rastit. Për shkak të premtimeve të rrejshme të pambajtura dhe lojës me kërkesa për bisedime shterrpe për ta zvarritur çështjen, javën e kaluar i’a kam bllokuar numrin e telefonit, deri në shlyerjen e dëmit të shkaktuar.
Meqë jemi në fushatë elektorale dhe pronari i kompanisë kandidon për tu zgjedhur kryetar komune në Strugë, ftoj gazetarët t’ia bëjnë kandidatit Z. Mendi Qyra të njejtën pyetje që ja bëj edhe unë:
– A kështu do t’i mbani premtimet e dhëna gojarisht në zgjedhje, si premtimin e dhënë me shkrim?! (më poshtë premtimi i rrejshëm para një jave për pagimin e parave)
Z. Mendi Qyra pagoi paratë!
(Dokumentacionin e plotë të rastit do ta publikoj në ditët në vazhdim)