Gjatë Konventës promovuese të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), e cila u mbajt mbrëmjen e sotme në sallën “Boris Trajkovski” në Shkup, u transmetua një spot emocional me pjesëmarrjen e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili i drejtohej mbesës së tij me një mesazh të fuqishëm për unitet.
Në videon që u shfaq në ekranin gjigant të sallës, Ahmeti i përcolli nipërve dhe mbesave të brezit të ri një mesazh simbolik për rëndësinë e bashkimit dhe forcës kolektive:
“Të bashkuar jemi më të fortë”./TS