VLEN’i e paska akuzuar kryetarin e BDI’së se është përgjegjës për futjen e bankave serbe në Maqedoninë e Veriut, apo thënë ndryshe për bashkëpunim me Serbinë.
Autori i këtij teksti ia ka numëruar kryetarit të BDI’së të gjitha mëkatet e bëra gjatë pjesëmarrjes nëpër qeveritë maqedonase. Madje ai nuk e përjashton mundësinë të ketë mëkatuar edhe më shumë se aq
Por megjithatë, para se të akuzojnë cilindo si bashkëpunëtor të Serbisë, këta ‘sektashët’ e VLEN’it do duhej t’i përgjigjeshin pyetjes si ia dalin t’i zbulojnë dhe t’i luftojnë bashkëpunëtorët sekret shqiptarë të Serbisë, e ndërkohë të mos i shohin ata me të cilët bashkë qeverisin, siç është Zëvendës Kryeministri serb, i cili as që e fsheh antishqiptarinë dhe bashkëpunimin me Vuçiqin?!
Apo mbase atyre u lejohet të kontribuojnë për ‘Botën Serbe’ dhe t’u shërbejnë bashkëpunëtorëve të Beogradit, por jo edhe shqiptarëve tjerë?
Për ata që kuptojnë kjo sjellje perverse e VLEN’istëve shpjegon diçka më të thellë se sa armiqësinë e tyre ndaj BDI. Pra shpërfaq të vërtetën se jo vetëm pjesëmarrësve të sotëm në qeveri, por të gjithëve të deritanishmëve, sunduesi maqedonas jo vetëm që ua ka lejuar, por edhe i ka nxitur të merren me ‘tradhtarët‘ shqiptarë, mirëpo pa guxuar të merren me shovenët antishqiptarë maqedonas.
Pra politikanët tanë janë nxitur e janë stimuluar të jeni sa më të egër në betejën ‘shqiptari kundër shqiptarëve’, por të mbeten të pa gojë dhe të strukur në luftën kundër antishqiptarisë maqedonase!
Më në fund edhe për atë paguhen vasalët: që të jenë sa më të egër e më të pamëshirshëm ndaj popullit që përfaqësojnë, por sa më të kujdesshëm dhe sa më mbrojtës ndaj sunduesit.
Ndërkohë keni kujdes ndaj deklaratave të kryetarëve të paparti si ajo e atij të ‘Alternativës’ se zgjedhjet në Çair do jenë si lufta e Bedrit – domethënë, të përgjakura si ajo e besimtarëve kundër jobesimtarëve – sepse nuk janë klithma të momentit të ndonjë të frustruari, por nxitje e paramenduar që jo vetëm etnikisht, por shqiptarët e këtushëm të konfrontohen edhe fetarisht në besimtarë dhe ‘qafirë’.
Sidoqoftë mbetet e vërteta se VLEN’i të lë përshtypje se shkon drejtë çmendurisë së paparë gjer më tani: që të bëhet dega më antishqiptare e VMRO-DPMNE’së!
Dhe këtë çmenduri mund ta ndalojë vetëm ai pa të cilin ata nuk do mund të bëheshin as drejtorë kooperativash bujqësore e jo më deputet e ministra – Kryeministri në detyrë i Kosovës.
Nëse nuk e ndalë këtë perveristet të cilin e ndihmoi, atëherë ai do mbahet mend si njeri të cilin shqiptarët e Maqedonisë e donin dhe i besonin, por ai këtë e keqpërdori: erdhi, i përçau dhe u tërhoq!
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Aksion i madh antidrogë në Shkup, 12 persona përfundojnë në pranga
- Stradner ironizon: Në Serbi edhe të vdekurit mund të votojnë, Millosheviqi e ka thënë që serbët janë popull qiellor
- Tronditëse në Gostivar: Babai dyshohet se rrahu vajzën dhe kërcënoi nënën e tij
- Rikthehet qetësia në bulevard, boshatisen rrugët e Tiranës pas ndërhyrjes së policisë
- 13 persona të plagosur nga protesta, protestuesi i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën, mes tyre edhe efektivë policie
- Arrestim në Gostivar, 29-vjeçari përfundon në polici pas denoncimit të nënës
- Valë reagimesh nga Uashingtoni për protesta në Shqipërinë
- Skandal në Veles: Sulmoi 16-vjeçaren dhe e futi me forcë në automjet
- Policia reagon për protestën e dhunshme: Sulmet ndaj efektivëve dhe institucioneve ndëshkohen me ligj
- Janevska mohon akuzat për konviktin “Stiv Naumov”: Kushtet janë të shkëlqyera