Veles – Kallëzim penal ndaj policit për kërcënim të pronarit të servisit

Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, i Hetimeve Kriminalistike dhe i Standardeve Profesionale pranë MPB-së, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike kompetente Veles, ngriti kallëzim penal kundër S.A., polic në Stacionin Policor me Kompetenca të Përgjithshme Veles. Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “Rrezikimi i sigurisë” sipas nenit 144, paragrafi 2, në lidhje me paragrafi 1 të Kodit Penal.

Sipas hetimeve, më 31 gusht 2025, S.A., me synimin për të shqetësuar ose frikësuar pronarin e një servisi për shitje dhe riparim automjetesh, nga i cili kishte blerë një automjet të përdorur me garanci për gjendjen e tij, ka kërcënuar pronarin dhe anëtarët e familjes së tij pasi gjatë drejtimit u shfaq një defekt i shkurtër pas shitjes.

Nga ana e SP KP Veles, S.A.-së i është konfiskuar arma zyrtare për të cilën ishte i ngarkuar. Ndërkohë, Departamenti i Kontrollit të Brendshëm do të propozojë nisjen e procedurës disiplinore dhe do të shqiptojë masa të detyrueshme largimi nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës.TS