Mickoski: Investojmë në sport, është lëshuar për përdorim pishina e mbyllur në Komunën e Shtipit

Më lejoni fillimisht t’i përgëzoj si kryetarin e komunës, ashtu edhe ministrin e sportit, por edhe deputetët në Kuvendin e Maqedonisë nga Shtipi, të cilët me të vërtetë kontribuojnë edhe një atom më shumë energji, për të siguruar një projekt më tepër këtu për Shtipin.

Me të vërtetë do të doja gjithashtu të përgëzoj kryetarin e komunës, këshilltarët, administratën e Komunës së Shtipit që gjatë këtyre pothuajse katër viteve realizuan një pjesë të madhe të projekteve.

Me ato projekte mund të them lirisht se Shtipi fitoi një fizionomi moderne, bashkëkohore, se me të vërtetë është qendër në anën lindore. Shtipi sot duket vërtet mbresëlënës dhe puna e kryetarit të komunës me të vërtetë frymëzon dhe pres që edhe në katër vitet e ardhshme të vazhdojë me të njëjtën dinamikë të realizimit të atyre projekteve për një Shtip edhe më të bukur, për një Shtip që do të ketë edhe më shumë projekte të realizuara, ndërsa ne si Qeveri qendrore jemi këtu për të mbështetur realizimin e atyre projekteve.

Kështu që ja, kjo pishinë që përfaqëson një ndërtim tipik, siç tha edhe ministri, është një nga gjashtë, e dyta me radhë. E dini se këto projekte ishin të bllokuara për vite me radhë, 4-5 vjet qëndronin, pa lëvizur nga vendi, nuk realizoheshin, por ja tani me ardhjen e kësaj Qeverie gjatë 15 muajve të fundit që jemi në qeveri, i vumë në lëvizje këto projekte, ato po realizohen. Pas asaj në Kisella Vodë, kjo në Shtip është e radhës, vijojnë Kërçova dhe Manastiri, pastaj Gjorçe Petrovi dhe Karposhi dhe ajo në Kavadar, sigurisht.

Vazhdojmë më tej të investojmë në sport, sepse, siç thonë, në trup të shëndoshë mendje e shëndoshë. Ne do të donim që të rinjtë që nga mosha më e hershme të mësohen të merren me sport, sepse në atë mënyrë ndërtohen si personalitete të vërteta, personalitete që do të luftojnë si kalorës në jetën e tyre dhe do të përparojnë.

Kështu që, ja nëse ky ndërtim këtu ndihmon në atë drejtim, unë do të isha jashtëzakonisht i lumtur. Edhe një herë falënderim për kryetarin e komunës, për ministrin e sportit, për deputetët për mundin e dhënë që Shtipi të jetë më i bukur.

Mickoski: Investojmë në sport, është lëshuar për përdorim pishina e mbyllur në Komunën e Shtipit