Të shtunën në Beograd u mbajt parada ushtarake, të cilën presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e prezantoi si një dëshmitë të forcës.
Por vëmendje mori prezenca e Nexhmedin Saqipit, hoxhës nga Tërnoci i Madh.
Kjo pjesëmarrje ishte befasuese për ekspertin e sigurisë, Bedri Elezin.
“Ishte befasuese pjesëmarrja e hoxhës në këtë aktivitet, i cili për qëllim kishte pikërisht kanosjen e sovranitetin të vendeve ballkanike, sidomos nga pozicioni i cili ka shkuar”, tha Elezi në “Kosova Today”.
Nga ana tjetër, Hoxhë Ladi tha se hoxhë Nexhmedin Saqipi ka mundur të jetë i detyruar të marrë pjesë në këtë aktivitet.
“Serbia është armiku jonë, madje është armik i përbetuar, dhe miku që e bën armikun mik, nuk ka justifikim”, u shpreh hoxhë Ladi.
Ndërsa Arbër Gashi thotë se nuk mund të dihet saktë pse Hoxhë Nexhmedin Saqipi ishte pjesëmarrës në paradën e ushtrisë serbe.