MINISTRIA E MJEDISIT: CILËSIA E AJRIT NË TRUBAREVË BRENDA KUFIJVE TË LEJUAR
Shkup, 17.09.2025 Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, përmes të dhënave të marra nga stacionet matëse automatike të Universitetit “Goce Dellçev” në Shtip, e informon opinionin publik për gjendjen e cilësisë së ajrit ambiental në vendbanimin Trubarevë.
Sipas matjeve të bëra për grimcat e pezulluara deri në 10 mikrometra (PM₁₀):
koncentrimi mesatar ditor gjatë ditës së djeshme ka qenë 19.7 µg/m³,
vlera maksimale e matur ka arritur 39 µg/m³,
koncentrimi aktual është 7.5 µg/m³.
Rezultatet e deritanishme nga matjet tregojnë se të gjitha vlerat mesatare të koncentrimit masor të PM₁₀ lëvizin brenda kufijve ligjorë të lejuar dhe deri tani nuk është regjistruar tejkalim i pragjeve të përcaktuara.
Ministria mbetet e përkushtuar për të informuar në mënyrë transparente opinionin dhe për të ndjekur rregullisht gjendjen e cilësisë së ajrit, me qëllim mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe shëndetit të qytetarëve.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Protesta në Tiranë, arrestohen 23 persona, 13 procedohen penalisht dhe 30 shpallen në kërkim
- Shasivari në Ditën Evropiane të Drejtësisë: Drejtësia është obligim, përgjegjësia është detyrë, besimi fitohet
- Kaos edhe në Barcelonë, mbi 100 të arrestuar dhe 14 biznese të dëmtuara e të vjedhura
- Zgjedhjet në Serbi, Vuçiç pret në radhë për të votuar, pamjet bëhen virale (VIDEO)
- Nis ora dimërore, akrepat e orës kthehen 60 minuta pas
- Pamje nga një qendër në Rashkë ku po votojnë edhe serbët nga Kosova, dy gra alivanosen
- Serbia mban sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Lëvizja Studentore sfidon pushtetin e Vuçiçit
- Siljanovska-Davkova: Borxhi ynë ndaj paraardhësve tanë është të ndërtojmë një shtet të drejtë dhe me prosperitet
- Minçev uron 23 Tetorin: Të ndërtojmë një shtet të fortë, demokratik dhe me mundësi të barabarta
- “S’janë studentë”/ Rama lexon me emra të arrestuarit e dhunës në protestë: Me precedentë të rëndë kriminalë, nga vrasjet, te trafiku i drogës e dhuna në familje