Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ditën e djeshme ka kryer bastisje në disa komuna për një rast të vitit 2024.
Nga bastisjet në pronat e pesë të dyshuarve në Shtime, Lipjan, Drenas e Viti janë gjetur dhe konfiskuar armë e municion.
Siç bën të ditur Policia në këtë aksion janë sekuestruar: një AK-47, një pushkë e gjatë me dylbi, një pushkë gjuetie, një revole, 116 fishekë, tetë fishekë me gaz, dy pushkë ajrore, pesë telefona.
Lexo edhe:
Rast tragjik në Shtime: U rrokullis dhe e zuri traktori derisa po punonte, vdes një person
Hapja e katër kapitujve të rinj, Rama publikon video me momente nga takimet në Bruksel
Kusari pas deklaratave të Muratit: Mos bini pre e propagandës anti-gjyqësor, shpifja nuk do të kriminalizohet
Pesë të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
“Shtime, Lipjan, Drenas Viti 2024. Më 16.09.2025 njësiti i DHKOKR në bashkëpunim me prokurorinë kanë bastisur pronat e 5 personave të dyshuar meshkuj kosovarë, ku janë gjetur dhe sekuestruar: një AK-47, një pushkë e gjatë me dylbi, një pushkë gjuetie, një revole, 116 fishekë, tetë fishekë me gaz, dy pushkë ajrore, pesë telefona. Pesë të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës. /Reporteri.net/