Përfundon mbledhja e Grupit Parlamentar/ Emrat e kryetarëve të komisioneve parlamentare që do drejtohen nga PS
TIRANË- Ka përfunduar mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, paraditen e kësaj të hëne, në orën 10:00, në Kryesinë e Kuvendit.
Mbledhja e grupit u zhvillua nën drejtimin e Taulant Ballës, i cili u caktua në këtë post në Asamblenë Kombëtarë të Partisë Socialiste, e cila zhvilloi punimet të enjten e shkuar.
Në mbledhje ishte i pranishëm edhe kryeministri i vendit, Edi Rama.
Gazetarja e ABC News, Greta Bullari, raporton se fokus i kësaj mbledhjeje ishin porositë e kryeministrit Rama për deputetët socialistë, të cilët u betuan të premten e 12 shtatorit. Po ashtu në mbledhje u diskutua për komisionet parlamentare dhe emrat që do t’i drejtojnë ato.
Strukturimi i 11 Komisioneve parlamentare
1. Komisioni i Ekonomisë punësimit dhe financave – PS. – Milva Ekonomi
2. Komisioni për Çështjet ligjore dhe Administratën Publike – PS. – Ulsi Manja
3. Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen – PS – Bledar Çuçi
4. Komisioni për Edukimin, Shkencës dhe Sportit – PD
5. Komisioni për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale – PD
6. Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Vazhdueshëm – PS- Anila Denaj
7.Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik- PD
8. Komisioni për bujqësinë, ushqimin dhe zhvillimin rural – PS – Blendi Klosi
9. Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën – PD
10. Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme – PS. – Igli Hasani
11- Komisioni për Nismat Qytetare, bashkëpunimin dhe nismat institucional- PS – Fatmir Xhafaj
Ndërkohë, Damian Gjinkuri do të drejtojë Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore, kurse Arbjan Maznikut Partia Socialiste i ka besuar Komisioni i Posaçëm për Reformën Territoriale/abcnews.al