Skandal në Tetovë: Restoranti “Primavera” i lidhur me Albi Qamilin përfiton mijëra euro nga komuna (DOKUMENT)
Restoranti “Primavera” në Tetovë, që dyshohet se është nën menaxhimin e Albi Qamilit kandidat për bartës liste të koalicionit VLEN ka përfituar mijëra euro nga buxheti i Komunës së Tetovës, nën udhëheqjen e Bilall Kasamit.
Ky dyshim për keqpërdorim të fondeve publike ka shkaktuar pakënaqësi të thellë dhe revoltë brenda vetë strukturave të VLEN-it, të cilat kërkojnë sqarime dhe transparencë.
Sipas të dhënave nga platforma Open Finance, vetëm në disa muajt e fundit, restoranti “Primavera Kafe Restorant” ka përfituar mbi 416 mijë denarë (rreth 25 mijë euro) nga komuna fonde që janë përdorur për dreka dhe darka zyrtare.
Përfitimet e restorantit që lidhet me Albi Qamilin vënë në pikëpyetje integritetin e administratës së Bilall Kasamit dhe ngrejnë shqetësime të mëdha për mënyrën se si menaxhohen fondet publike në Tetovë.
Ende nuk dihet me çfarë arsyetimi apo dokumentacioni janë lëshuar këto pagesa, apo nëse bëhet fjalë për një abuzim të qëllimshëm për interesa personale dhe politike.
Në rrjetet sociale kanë shpërthyer menjëherë paknaqësitë për Albi Qamilin dhe Bilall Kasamin se dyshja a do ta rrjepin komunën e Tetovës edhe katër vitet e ardhëshme.