Rama: S’më impononi dorëheqje, flamuri i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit do të valëvitet në BE





Pasi prezantoi gjashtë pikat e paketës së re ligjore kundër “dhunës dhe anarkisë urbane”, kryeministri Edi Rama bëri sërish thirrje për dialog, duke shtuar se protestat e dhunshme të këtyre ditëve nuk i imponojnë dorëheqje. Ai u shpreh i bindur se do të vijojë punën për të çuar në BE flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit.

“Kjo paketë nuk ka asnjë shpikje allashqiptarçe apo që bie ndesh me lirinë dhe të drejtat e qytetarëve. Kush nuk e do qeverinë apo do largimin tim, është e drejta e tij ta thotë apo ta kthejë në protestë këtë. Unë jam i gatshëm të ulem dhe të dëgjoj këdo që do të më parashtrojë kërkesat, sepse besoj se kush kërkon dorëheqjen time gabon duke menduar që mund të imponohet me dhunë apo formë tjetër, por nuk mendoj se ka gabim për çdo gjë që thotë apo mendon.

Më keni votuar ose jo, unë nuk e kam tradhtuar misionin për të cilin më ka dhënë besën shumica dhe nuk do ta tradhtoj kurrë besimin e asnjë shqiptari që e do Shqipërinë më të mirë dhe që e do flamurin e Ismail Qemalit dhe Skënderbeut në radhë me flamujt e tjerë në BE”, tha Rama.

Ndër të tjera ai sulmoi Partinë Demokratike dhe kreun e saj, Sali Berisha.

“Me durim dhe me vendosmëri përballë dhunuesve, të cilët nuk kanë asnjë shans t’i diktojnë Shqipërisë sallatën e prishur të një matufi që e ka katandisur PD-në në një maskë dhune, të ekstremistëve të ANTIFA-s që glorifikojnë dhunën kudo në Europë dhe duart e huaja që nuk e duan Shqipërinë në Bashkimin Europian, e që nxisin maskat që pretendojnë se përfaqësojnë studentë, por që në fakt, më shumë sesa studentë përfaqësojnë edhe vetë krimin e organizuar”, tha Rama mes të tjerash.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo