Shtetasi bullgar ndalohet në VK Dellçevë – tejkalon qëndrimin dhe kapet me dokumente të dyshimta

Më 12.09.2025, rreth orës 13:00, në Vendkalimin Kufitar Dellçevë, në dalje nga shteti, nëpunës policorë kanë privuar nga liria E.O.A. (31) nga Republika e Bullgarisë.

Gjatë kontrolleve kufitare u konstatua se ai kishte qëndruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut më gjatë nga afati i lejuar ligjor. Po ashtu, gjatë kontrollit të bagazhit iu gjetën pasaportë, letërnjoftim dhe patentë shoferi në emër të një personi nga Republika e Turqisë, për të cilin më parë autoritetet kufitare të Bullgarisë kishin informuar se kishte kaluar ilegalisht kufirin dhe ishte kapur në territorin e tyre.

Personi u mbajt në stacionin policor, ndërsa rasti iu paraqit prokurorit publik. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo