Një ditë pasi dosja penale ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u referua në gjykatë, është hedhur shorti për gjyqtaren që do të shqyrtojë çështjen në seancën paraprake.
Etleva Deda është përzgjedhur për të vendosur nëse dosja ndaj Veliajt, bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, dhe 28 të pandehurve të tjerë përfshirë individë dhe subjekte juridike do të kalojë për gjykim.
Pritet që gjykata të vlerësojë nëse provat e paraqitura nga prokuroria janë të mjaftueshme për të çuar dosjen në një proces të plotë gjyqësor.