Bujar Osmani: Ashtu siç Beogradi e imponoi lidershipin në Kosovë, po ashtu sot Pallati i Bardhë po e imponon lidershipin shqiptar këtu
Kandidati për kryetar i Komunës Çairit, Bujar Osmani, në fjalimin e tij para qytetarëve, bëri një paralelizëm mes mekanizmave të vjetër autoritarë dhe metodave të reja të dominimit partiak mbi vullnetin e shqiptarëve.
“Ashtu si dikur Beogradi e impononte lidershipin në Kosovë, po ashtu sot në Maqedoni po vendoset lidershipi shqiptar”, deklaroi Osmani, duke aluduar në përpjekjet për të diktuar se kush duhet t’i përfaqësojë shqiptarët.
Në këtë drejtim, Osmani kujtoi shembullin e Kosovës.
“Serbia ia imponoi të njëjtin lidership Kosovës, ashtu siç edhe neve na e imponoi Beogradi tani. Por populli i Kosovës nuk e pranoi. I thanë Rrahman Morinës: ti nuk je legjitim. Nuk të kemi zgjedhur ne, ty të solli dikush nga Beogradi”.
Osmani dërgoi një paralajmërim të ashpër. “Vëllezër, neve na e kanë marrë sovranitetin. Një popull që e humb sovranitetin, e humb shtetformësinë dhe bëhet pakicë pa rëndësi”, tha Osmani.
Mesazhi është i qartë: zgjedhjet e 19 tetorit janë referendum për dinjitetin politik dhe zgjedhjen sovrane të shqiptarëve, pa zgjidhje të dirigjuara nga jashtë, shtoi kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim.
“Do të vendosim edhe për statusin tonë si popull shtetformues”, porositi Osmani.