Zëvendëskryeministri i Parë dhe kandidati i VLEN-it për kryetar të
Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, sot prezantoi vizionin e tij për
arsimin e lartë, duke theksuar projektin më të madh investues në këtë
fushë për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, kampusin e ri të
Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, me vlerë mbi 35 milionë euro.
“Sot nuk flasim vetëm për ndërtesa e infrastrukturë, por për një
investim në të ardhmen tone, në të rinjtë, profesorët, shkencëtarët dhe
gjeneratat që do ta ndërtojnë këtë shtet. Universiteti ‘Nënë Tereza’
është një institucion me rëndësi kombëtare, rajonale dhe evropiane,”
theksoi Mexhiti.
Ai nënvizoi se Çairi tashmë është shndërruar në qendër të arsimit të
lartë për shqiptarët në kryeqytet, ku gravitojnë katër universitete,
qindra profesorë dhe mijëra studentë. Me kampusin e ri, sipas tij, po
hapet një kapitull i ri i zhvillimit akademik dhe kulturor.
“Rezultatet flasin vetë. Sot të rinjtë tanë nuk kanë më nevojë të
largohen për dije jashtë vendit, e kanë këtu, në gjuhën e tyre amtare.
Kjo është edhe një përgjigje ndaj sfidës së emigrimit: duke ndërtuar
universitete cilësore, i mbajmë të rinjtë këtu” u shpreh Mexhiti.
Në vizionin e tij, kampusi i ri pritet të bëhet qendër e inovacionit,
kërkimit shkencor dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, me programe
konkurruese në nivel evropian, diploma të dyfishta dhe projekte të
përbashkëta me universitete prestigjioze.
“Ky investim duhet trajtuar si strategjik, njësoj i rëndësishëm si
energjetika apo shëndetësia. Partnerët ndërkombëtarë gjithashtu kanë rol
për të mbështetur modernizimin dhe ndërkombëtarizimin e këtij
universiteti” shtoi ai.
Në prag të përvjetorit të 10-të të themelimit të Universitetit “Nënë
Tereza”, Mexhiti shprehu mirënjohje për profesorët, akademikët,
institucionet dhe qytetarët që e kanë mbështetur këtë projekt. “Arsimi
në gjuhën shqipe nuk është luks, por e drejtë dhe realitet. Ky kampus do
të jetë vend ku jo vetëm mësohet, por edhe krijohet e ardhmja”,
përfundoi Mexhiti.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Shaip Kamberi pritet të votojë në Tërnoc, në vendlindjen e tij
- Katër diskoteka të reja nën Kalanë e Shkupit, rikthehet edhe pishina „Plaja Vista“
- Të shtëna me armë pranë një universiteti në Florida, 11 të plagosur, mes tyre gjashtë të mitur
- Artin Spahiu: Nuk kam ndërmend t’i jap llogari shumicës së kryesisë së BDI-së, pasi deri dje ishin me VLEN-in në Dibër!
- Studentët sot protestë, ora 14.00 në Tiranë
- Zgjedhjet në Serbi “paralizojnë” qarkullimin në disa pika kufitare, deri në 3 orë pritje për të dalë nga Kosova
- Anketë e re/ VMRO bindshëm e para, BDI dhe VLEN gati baraz! (GRAFIKON)
- Erjon Vishkulli iu nënshtrua operacionit në sy, Trauma jep informacion për gjendjen e 28-vjeçarit
- I mituri 15-vjeçar nga Bogovina plagoset me armë zjarri në bark, babai dhe vëllai 16-vjeçar paraqiten në polici
- Zgjedhjet presidenciale në Bullgari, 6.5 milionë qytetarë pritet të votojnë