Rikthimi i Shpresës dhe Vlerave Kombëtare

Populli shqiptar e di mirë se kush e mbron dhe kush e shkel historinë e tij. Ne kemi
trashëguar sakrifica, dhimbje e krenari nga brezat para nesh, dhe ato përbëjnë vlerat
tona më të shenjta kombëtare. Ato nuk mund të bëhen kurrë monedhë pazari, nuk
mund të shiten e as të përdoren për përfitime personale.
Fatkeqësisht, këtë e bënë ata që sot pretendojnë se përfaqësojnë shqiptarët. Me
veprimet e tyre, ata shkelën mbi kujtesën dhe mbi sakrificën, duke treguar se janë të
gatshëm të sakrifikojnë edhe vlerat historike të popullit për interesa të ngushta politike.
Ata nuk sollën zhvillim, nuk sollën dinjitet, përkundrazi – na kthyen prapa, duke i
humbur vlerat kombëtare dhe duke zbehur ëndrrën tonë evropiane.
Por populli e ka kuptuar. Shpresa e tij është vetëm tek ne. Ne jemi garancia se historia
nuk përdhoset, se vlerat nuk shiten dhe se sakrifica e brezave nuk harrohet. Ne jemi
forca që do të rikthejë dinjitetin kombëtar dhe do të hapë rrugën e sigurt drejt të
ardhmes evropiane.
Tetova, si zemra politike dhe shpirtërore e shqiptarëve, do të jetë vendi ku ky vizion i ri
do të marrë formën më të fortë. Nga këtu do të niset rikthimi i besimit, ndërtimi i unitetit
dhe fitorja e vlerave tona. Tetova nuk do të lejojë kurrë më që historia e saj të përdhoset
apo të tjetërsohet.
Bashkimi ynë politik është më shumë se një aleancë – është një betim i ri ndaj popullit
shqiptar, se gjithçka do ta bëjmë më mirë, më drejt dhe me ndershmëri. Ne do ta
kthejmë besimin te politika dhe shpresën te qytetari.
Ne nuk shesim histori, nuk shkelim mbi vlera, nuk tradhtojmë popullin.
Sepse shqiptarët meritojnë më shumë – dhe vetëm të bashkuar do ta marrin atë që u
takon!
Populli nuk harron!
Ata që shkelën mbi vlerat historike, shkelën edhe mbi shpresën e shqiptarëve.
Tetova dhe gjithë shqiptarët kanë vetëm një derë ku mund të trokasin – Aleanca
Kombëtare për Integrim.
Ne nuk shesim histori, nuk shkelim mbi vlera, nuk tradhtojmë popullin.
Koha është tani. Koha është për Aleancën Kombëtare për Integrim!

Kryetarj e Asamblesë së Gruas në Tetovë
nga radhët e ASH-së Dr. L.Qoku