Bilall Kasami nëpërmjet Saubermacherit kërcënon bizneset në Tetovë!

Bizneset në Tetovë po përballen me trysni për të nënshkruar kontrata me kompaninë e pastrimit Saubermacher, e cila operon në qytet nëpërmjet një marrëveshjeje publike-private me Komunën e Tetovës shkruan Tetovasot.

Sipas informacioneve të publikuara sot, kryetari i Komunës, Bilall Kasami, përmes përfaqësuesve ligjorë – përfshirë një avokat maqedonas – ka paralajmëruar masa ndëshkuese financiare ndaj bizneseve që refuzojnë të firmosin kontratën. Atyre u është dhënë afat 5-ditor, dhe në rast mosrespektimi, kërcënohen me gjoba që variojnë nga 10 mijë deri në 100 mijë euro.

Dokumentet e shpërndara si “dëshmi” përmbajnë paralajmërime zyrtare të firmosura nga përfaqësues ligjorë, të cilat theksojnë detyrimin për bashkëpunim me kompaninë e kontraktuar.

Kjo situatë ka ngjallur reagime të ashpra nga komuniteti i biznesit, të cilët e shohin këtë veprim si shkelje të lirive ekonomike dhe imponim të një operatori të vetëm në kundërshtim me parimet e konkurrencës së lirë.

Deri tani, Komuna e Tetovës nuk ka dhënë ndonjë deklaratë zyrtare mbi këtë çështje, ndërsa pritet që në ditët në vijim reagimet dhe debatet publike të intensifikohen.

Bilall Kasami nëpërmjet Saubermacherit kërcënon bizneset në Tetovë!