Tre tërmete trondisin Serbinë – më i forti me magnitudë 4.4 ballë

Vetëm brenda një ore e gjysmë, Serbia u godit nga tre tërmete, më i forti prej të cilëve ishte 4.4 ballë sipas shkallës Rihter.

Sot në orën 14:43, një tërmet me magnitudë 4.2 ballë të shkallës Rihter u regjistrua në zonën e Golijës, rreth 20 kilometra në lindje të Sjenicës. Sipas të dhënave paraprake, intensiteti teorik në epiqendër vlerësohet në 6 ballë të shkallës Mercalli.

Epiqendra ishte midis fshatrave Kërçevë dhe Muhovë, dhe tërmeti ishte në një thellësi prej tre kilometrash. Tërmeti u ndje edhe në Rashkë, Novi Pazar, Ivanjicë, si dhe në qytete në Serbinë qendrore dhe Malin e Zi.

Rreth njëzet minuta më vonë, pasoi një tjetër tërmet më i dobët me magnitudë 2, dhe më pak se një orë e gjysmë pas të parit, një tërmet i tretë u regjistrua në të njëjtin vend, me magnitudë 1.9.