Me rininë e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), energjia dhe idetë janë gjithmonë frymëzim për të ardhmen e Tetovës. Kandidati i AKI për kryetar të komunës, Bajram Rexhepi, ka shpërndarë një video në rrjetin social Facebook ku shfaqet duke bashkëbiseduar dhe planifikuar projekte me rininë e koalicionit informon Tetovasot.
Në video, Rexhepi thekson rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të të rinjve në proceset vendimmarrëse dhe nxit angazhimin e tyre në zhvillimin e qytetit. Ai shprehet se rinia është një burim energjie dhe ideve novatore që mund të sjellin ndryshime pozitive për komunitetin dhe të ndihmojnë në krijimin e një Tetove më moderne dhe të zhvilluar.
Rinia e AKI është angazhuar që së bashku me kandidatin të prezantojnë projekte konkrete për edukimin, sportin, kulturën dhe aktivitetet sociale, duke synuar t’i japin qytetit një frymë të re dhe energji pozitive për të ardhmen.Tetovasot