Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, ku një e re ka humbur jetën pas një plagosjeje me armë zjarri në një poligon qitjeje.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 19:20 është raportuar se një femër është plagosur në poligonin “Fazani-S”, në rrugën “Dritan Hoxha”. Viktima, dyshohet se është vetëplagosur me armë në pjesën abdominale.
Ajo është dërguar me urgjencë në QKUK, por përkundër përpjekjeve të mjekëve, rreth orës 22:00 ka ndërruar jetë. Në vendngjarje kanë dalë njësitë hetimore dhe forenzika, si dhe mjekësia ligjore, ndërsa prokurori i krimeve të rënda ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Vetëvrasje”.

Mirëpo, pas veprimeve hetimore të mëtejshme të njësisë së hetimeve të Prishtinës, është marrë në pyetje në cilësinë e të dyshuarit pronari i poligonit:.
Me aktvendim të prokurorit, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm me pasojë vdekje”.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Buxhovi: Rugova ia dha përgjigjen Millosheviqit që në vitin 1989
- Bajram Rexhepi: Edhe qeveria e vitit 2007 ishte pa legjitimitet etnik, po përsëritet i njëjti skenar
- Turisti theu këmbën në Kanionin e Gjipesë, policia shpëton çiftin e huaj nga zona ku ishin bllokuar
- Rikonstruimi i qeverisë! VLEN merr Drejtësinë, Kulturën dhe Marrëdhëniet Ndërmjet Bashkësive, lëshon Shëndetësinë dhe Politikën Sociale
- Koci paralajmëron qytetarët që kalojnë nëpër Serbi: Postimet në rrjete sociale mund t’ju sjellin probleme
- Nesër pritet dita më e nxehtë e vitit në Maqedoni, temperaturat deri në 40 gradë
- “Vidovdani nuk u zgjodh rastësisht” – Racaj analizon mesazhin pas stërvitjes ushtarake të Serbisë
- Mexhiti: premtimet po zëvendësohen me rezultate konkrete dhe institucionet po kthehen në shërbim të qytetarëve
- Musa: 24 muaj punë, investime dhe zhvillim për komunat shqiptare
- Aksident fatal në Gjakovë: Vdes motoçiklisti, ndalohet drejtuesi i veturës