Kryeministri Hristijan Mickoski dhe lider i VMRO-DPMNE-së sot deklaroi se seriozisht po përgatiten për zgjedhjet e ardhshme lokale me qëllim që të arrijnë, siç tha, rezultate historike që të vazhdojë agjenda reformuese që ka filluar.
“Si parti politike dhe si koalicion, po i qasemi kësaj fushate shumë qartë dhe fuqishëm në këtë fushatë sepse duam të arrijmë rezultater historike, të vazhdojë periudha e reformave, e gjithë asaj që sot po ndërtohet në Maqedoni dhe prandaj them se edhe krahas asaj që shifrat thonë se Konjakovski është fitues që në rrethin e parë dhe se fitorja e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit do të jetë e bindshme, ne deri në momentin e fundit do të bëjmë përpjekje të sigurojmë më shumë vota, të bindim më shumë qytetarë të dalin në këto zgjedhje sepse vetëm në atë mënyrë mund ta konfirmojmë agjendën reformuese të Qeverisë”, tha Mickoski gjatë vizitës në KME Manastir.
Sipas tij, zgjedhjet e ardhshme lokale janë humbur nga opozita dhe ajo duhet të ristrukturohet dhe të bëhet një opozitë konstruktive.
“Zgjedhjet lokale janë të humbura për ta dhe do të ketë një proces ristrukturimi, një katarsis të brendshëm që unë ua rekomandoj atyre në mënyrë që të heqin qafe disa, do të thoja, kohë të vjetra dhe të jenë në gjendje të jenë një opozitë konstruktive dhe të punojnë së bashku për interesat e qytetarëve”, tha Mickoski në një deklaratë për mediat të dhënë sot gjatë një vizite në KME Manastir.
Ai njoftoi se më 3 shtator Komiteti ekzekutiv i partisë do të mbajë seancë në të cilën do të shpallen kandidaturat e kandidatëve tjerë për zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor.