Nga Rami Mislimi – Pronari i TetovaSot
Flitet se kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, ka lëshuar njerëzit e tij për të mbledhur “lishnakarta” dhe “smetka banke” nëpër të gjitha lagjet e qytetit dhe në Malësinë e Sharrit.
Qytetarëve u premtohet se do të punësohen me kontrata të përkohshme në NPK, zjarrfikës, NPK Sharri, Spital, Shkolla dhe institucione të tjera publike në Tetovë. Për këtë, atyre u merren dokumentet personale dhe llogaritë bankare, ndërsa si “shpërblim” u jepen nga 20 mijë denarë përmes kompanive private.
Këto skema, sipas informacioneve, janë të përkohshme dhe do të zgjasin vetëm 2 muaj deri në tetor. Pas zgjedhjeve nuk do të ketë më as kontrata pune e as para.
Apeli im:
Merrni paret nga Bilall Kasami, sepse janë pare të vjedhura nga shitja e Monopollit, shitja e Parkingut tek Renova, shitja e ndriçimit publik, shitja NPK-së – Saubermacherit, por VOTON mos ia jepni.
Pas zgjedhjeve do ju linçoje si shitës të votës dhe do ju korrite edhe tek familja se jeni shitur për 2 rroga nga 20 mijë denarë.
Dinjiteti juaj është më shumë se sa 20 mijë denarë nga Bilall Kasami.
Ai nuk jep pare prej rrogës së tij, por pare prej shitjes së Monopollit.
A e shifini se është bërë si PDSH -ja në 2008 kur i hiqte flamujt nga shtyllat, edhe ki nuk e duron më t’ia thuash se je “hajdut” dhe ke shit tokë 1 Euro m2. Hoqi bilbordat.
Andaj kujdes kujt ia jepni “lishnakartat dhe smetkat” nesër do ua bëje publike pasi do humbe zgjedhjet!