Më 26 gusht 2025, rreth orës 11:37, në SPB Shkup është denoncuar se gjatë punimeve ndërtimore në pronën e një kompanie private, në bulevardin “Boris Trajkovski” në Kisella Vodë, është dëmtuar një tub i gazsjellësit, duke shkaktuar rrjedhje gazi.
Në vendngjarje kanë dalë policia e NJPB Kisella Vodë dhe një inspektor i mjedisit jetësor, të cilët kanë konstatuar se ventilët janë çaktivizuar nga kompania “Noma Gas”, duke siguruar se në terren nuk ka më prani gazi.
Është kryer këqyrja e vendit të ngjarjes, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit pritet të ngrihet kallëzim penal për veprën “Shkatërrimi ose dëmtimi i instalimeve publike” sipas nenit 291 të Kodit Penal.TS