Në Kuvend do të mbajnë mbledhje gjashtë komisione

Në Kuvend sot do të mbajnë mbledhje gjashtë komisione – Komisioni për çështje evropiane, Komisioni për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike, Komisioni për mbrojtje dhe siguri, Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, Komisioni për transport, transformim digjital, mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor dhe Komisioni ligjvënës juridik.

Para anëtarëve të Komisionit për çështje evropiane janë Propozim ligji për qasje drejt ueb-faqeve dhe aplikacioneve mobile të institucioneve të sektorit publik, Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për efikasitetit energjetik dhe Propozim ligji për kontroll të emetimeve industriale, të gjithë në lexim të parë.

Në Komisionin për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike janë Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për efikasitet energjetik, Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për pagesë të rrogave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Propozim ligji për plotësim të Ligjit për kooperativat, Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për sistemin njësportel dhe për udhëheqje të regjistrit tregtar dhe regjistrit të subjekteve të tjera juridike, Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për ndërmarrjet publike dhe Propozim ligji për plotësim të Ligjit për odat ekonomike, të gjithë në lexim të parë.

Në Komisionin për mbrojtje dhe siguri janë Propozim ligji për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së RMV-së për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të BE-së, “ALTEA” në Bosnjë e Hercegovinë, në lexim të dytë, Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për të huajt dhe Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për siguri të komunikacionit në rrugë, që të dy në lexim të parë.

Në Komisionin për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive ka vetëm një pikë në rendin e ditës – Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për kundërvajtjet, në lexim të parë.

Para anëtarëve të Komisionit për transport, transformim digjital, mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor janë Propozim ligji për qasje drejt ueb-faqeve dhe aplikacioneve celulare të institucioneve të sektorit publik dhe Propozim ligji për kontroll të emetimeve industriale, që të dy në lexim të parë.

Në rend dite të Komisionit ligjvënës juridik janë Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për efikasitet energjetik, Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për pagesë të rrogave në RMV, Propozim ligji për plotësim të Ligjit për kooperativat, Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për sistemin njësportel dhe për udhëheqje të regjistrit tregtar dhe regjistrit të personave të tjerë juridik, Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për ndërmarrjet publike, Propozim ligji për plotësim të Ligjit për odat ekonomike, Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për kundërvajtjet, Propozim ligji për kontroll të emetimeve industriale, të gjithë në lexim të parë, Propozim vendimi për dërgim të pjesëtarëve të Armatës së RMV-së për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të BE-së, “ALTEA” në BeH në lexim të dytë, Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për të huajt në lexim të parë dhe Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për siguri të komunikacionit në rrugë, në lexim të parë.